Secondary Adv

Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ARRSH: 80 për qind e punimeve të realizuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për shtrimin e asfaltit në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogorasë, ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80 për qind.

Nisin shtresat asfaltike në kilometrin e parë

ARRSH bëri të ditur se në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Llogorasë me aksin Palasë–Dhërmi kanë filluar punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë të rrugës.

 

Projekti përfshin rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 kilometër, nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi.

 

ARRSH: Investimi do të lehtësojë aksesin drejt jugut

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfundimi i këtij investimi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët dhe turistët.

 

Institucioni thekson se projekti do të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e trafikut në zonën bregdetare dhe në rritjen e aksesit drejt rivierës shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

 

Burimi: Scan


Më të lexuarat